Barcelona dhe Interi projektojnë një shkëmbim të bujshëm

Barcelona kthehet në merkato për një mesfushor. Trajneri Xavi Hernandez nuk ka garancinë e duhur në mesfushë pavarësisht se emrat e talentuar dhe me eksperiencë nuk mungojnë. Në fakt, ai që çalon më së shumti në mesfushën blaugrana është Franck Kessie.

Lojtari i transferuar në verë nga Milan nuk është përshtatur me futbollin që aplikon Barça, ndaj drejtuesit po mendojnë të sajojnë një zgjidhje për të mirën e të gjithë palëve.

Në këtë formë, spanjollët hedhin sytë në organikën e Inter dhe i propozojnë zikaltërve shkëmbimin Kessie-Brozovic. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, tratativat janë ende në fazën fillestare me italianët që po marrin kohën e tyre dhe po studiojnë ofertën ndërsa mbetet për t’u kuptuar edhe vetë vullneti i lojtarëve që janë të përfshirë.

Aktualisht, të dy lojtarët vlerësohen me 35 milionë euro dhe në këtë pikë nuk do të kishte probleme për të gjetur gjuhën e përbashkët nga ana e klubeve përkatëse. Këtë sezon, Brozovic nuk është më i paprekshëm për trajnerin Simone Inzaghi te Inter, duke koleksionuar vetëm 10 prezenca, ku sigurisht kanë ndikuar edhe problemet fizike të 30-vjeçarit që edhe për momentin është i padisponueshëm për një dëmtim që e vuan prej Kupës së Botës.

Celtics vazhdojnë me formë të lartë, marrin fitoren e gjashtë radhazi

Klopp pas humbjes shokuese nga Brightoni: Ndeshja më e dobët që kemi luajtur