Barcelona dështon në shtëpi ndaj Deportivos

Barcelona e ka shënuar edhe barazimin e dytë radhazi, duke dështuar të fitojë në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas, e cila mori një barazim 2:2.

Lionel Messi shënoi për epërsinë e parë të Barcelonës në minutën e 39-të, ndërsa Ivan Rakitiç dyfishoi epërsinë në të 62-tën.

Rikthimin mysafirët e nisën me Lucas Perez në minutën e 77-të, ndërsa Alejandro Bergantinos e arriti barazimin e shumë të dëshiruar të mysafirëve, duke realizuar katër minuta para fundit. /Olle