Barcelona dështon në fund, vetëm një pikë ndaj Granadas

Barcelona ka arritur të marr vetëm barazim ndaj Granadas si mysafir (1-1) në kuadër të javës së 21 në La Liga.

Ishte një ndeshje e kujdesshme nga të dyja skuadrat, duke parë edhe formën që po kalonin.

Barcelona fillimisht shënoi në minutën e 8-të me Luuk de Jong, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë e solli edhe një rast kontestues në minutën e 24-të, kur Luis Milla i Granadas kërkoi penallti, por gjyqtarët nuk menduan ashtu.

Në pjesën e dytë Barcelona dukej më e vendosur për të gjetur golin.

Zhvillohej minuta e 57-të, kur Dani Alves harkon bukur në zonë, duke e gjetur Luuk de Jong, i cili me një goditje me kokë shënoi për 1-0.

Pas golit ndeshja ra paksa në gjumë, por në minutën e 80-të, sikur u hap përsëri, kur Gavi i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj Granada u lëshua në sulm dhe arriti të shënojë në minutë e 88-të me Antonio Puertas që përfitoi nga një tollovi në zonë dhe shënoi për 1-1.

Barcelona u desh të pajtohet me barazim dhe me 32 pikë mbetet në vendin e gjashtë.

Goditje e madhe për Seria A, qeveria vjen me vendimin final

Migjen Basha tregon ambicet e tij: Një ditë dua ta drejtojë Kombëtaren