Barcelona lëshon pikë përsëri, barazon në udhëtim ndaj Valencias

Barcelona ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Valencias në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit spanjoll.

Pjesa e parë u karakterizua me disa raste të mira shënimi për të dyja skuadrat, por që asnjëra nuk e gjeti rrugën e rrjetës.

Vendasit patën në mundësi të mirë shënimi me anë të Roman Yaremchuk, por Inaki Pena nuk lejoi që të mposhtej.

Barcelona pati tri raste për të kaluar në avantazh, ku në dy prej tyre protagonist ishte Robert Leëandoëski dhe në njërën Pedri, por Mamardashvili i vendasve arriti që t’i ndal të gjitha goditjet.

Pa gola u mbyll 45 minutëshi i parë i këtij takimi.

 

Barcelona kaloi në avantazh në minutën e 55-të përmes Joao Felix i cili në portën e zbrazët shënoi për 1-0 pas një aksioni të bukur nga blaugranasit.

Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 71-të, duke barazuar shifrat në 1-1 me anë të Hugo Guillamon goditja e të cilit ishte e pandalshme për Penan.

Deri në përfundimin e ndeshjes, blaugranasit patën edhe një mundësi të artë shënimi për të kaluar në avantazh, kur në minutën e 83-të Raphinha nuk arriti të mposhtë në një situatë një për një portierin vendas.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore për Barcelonën në të gjitha garat, pasi paraprakisht kishin humbur nga Girona në ligë dhe nga Royal Antwerp në Ligën e Kampionëve.

Barcelona momentalisht renditet në vendin e tretë me 35 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se lideri Girona që ka një ndeshje më pak./Gazeta Olle/

Shënoi golin e fitores, Ramadani është ndër më të vlerësuarit e Lecces

Ballkani pret Prishtinën në Suharekë, Liria përballet me Llapin