Barça nderon Titon

Barcelona ka nderuar ish-trajnerin Tito Vilanova, duke i vënë emrin e tij një prej fushave kryesore të kampit stërvitor të klubit.

Vilanova u nda nga jeta në prill të vitit të kaluar në moshën 45-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në fyt. Pasi shërbeu fillimisht si ndihmës i Pep Guardiolës gjatë mbretërimit 4-vjeçar tepër të lavdishëm dhe me shumë kurorëzime të tij në krye të katalanasve, Vilanova udhëhoqi Barçën drejt një rekordi prej 100 pikësh dhe fitimin e La Ligas, gjatë të vetmit sezon në krye të klubit, 2012-13.

Do të kishim dashur që ai të ishte këtu me ne”, tha bashkëshortja e Vilanovas, Montse Chaure. “Ai thoshte se ishte një privilegj të drejtoje ekipin më të mirë në botë dhe se i adhuronte lojtarët që drejtonte”.

Ceremonia e emërimit të fushës stërvitore u ndoq edhe nga ekipi i parë i Barcelonës, ashtu sikurse dhe nga dy fëmijët e Vilanovas. “Nga tani e në vazhdim, të gjitha gjeneratat e ardhshme që do të vijnë të stërviten në qendrën stërvitore ‘Joan Gamper’, do të mund të njohin se kush ishte Tito Vilanova”, tha presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu.