Barazon Paraguaji, ndeshja shkon drejt penaltive

Derlis Gonzales ka barazuar rezultatin në 1:1, në takimin mes Brazilit dhe Paraguajit.

Gonzales shënoi nga penaltia, pasi më parë Tiago Silva kishte prekur topin me dorë në zonë.

Ndeshja tani po shkon drejt penaltive, pasi kanë mbetur edhe 12 minuta lojë. Paraguaji barazoi në të 70-tën. Në Kupën e Amerikës nuk ka vazhdime. (Gazeta Olle)