Barazim në “Olimpico”, fitues është Juventusi

Derbi ndërmjet dy skuadrave më të forta në Itali, Romës dhe Juventusit, është mbyllur me rezultat të barabartë, 1:1. Mysafirët kaluan në epërsi në pjesën e dytë me anë të golit të Carlos Tevez nga gjuajta e lirë, ndërsa paraprakisht Vasilis Torosidis i vendësve u ndëshkua me karton të kuq.

Por, kjo s’i pengoi Romës që ta marrë kontrollin e lojës dhe të barazojë përmes Seydou Keita. Përkundër disa rasteve të vendësve, më ndryshim nuk pati andaj sfidau mbyll 1:1. Me këtë barazim, Juventus mbetet nëntë pikë para Romës.