Barazhi i Ligës së Parë: Ulpiana-Kika, rezultat i papritur

Është mbyllur në barazim 90-minutëshi i ndeshjes së barazhit të Ligës së Parë mes Ulpianës dhe Kikës.

Takimi që po zhvillohet në Obiliq ka përfunduar pa gola, 0:0.

Tani skuadrat do t’i zhvillojnë dy vazhdime nga 15 minuta.

Në rast se përsëri rezultati do të jetë i barabartë, atëherë fituesin do ta përcaktojnë penalltitë.