Balotelli shënoi, por ka një falënderim të veçantë (FOTO)

 

Penallti për Liverpoolin. Mario Balotelli nuk pyet askënd. Merr topin, e godet atë dhe shënon për 1:0 ndaj Beshiktashit, në ndeshjen e Europa Ligës, që u mbyll me këtë rezultat.

Atij deshi t’ia marrë topin Henderson, por assesi ta lëshonte nga duart italiani.

Balotelli e falënderoi pak minuta më pak pikërisht Hendersonin.

“Faleminderit Hendo që më lejove të godas penalltinë. Stop dramës tani. Ne morëm atë që e llogaritnim. Ne jemi një…”, ka shkruar ai në Instagram. (Gazeta Olle)