Balotelli merr një lajm të keq

Mario Balotelli do të udhëtojë për në Itali, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Francesco.

Futbollisti italian i Liverpoolit ka lindur në Palermo, ndërsa prindërit e tij ishin imigrantë ganezë me mbiemrin Barwuah.

Në moshën dyvjeçare, familja e tij u vendos në Brescia, ndërsa para se futbollisti të mbushte tre vjet, ai u adoptua nga familja Balotelli.

Prindërit adoptues të tij ishin Silvia dhe Francesco Balotelli, ky i fundit ka ndërruar jetë.

Babai i tij ka vdekur pas një sëmundje të gjatë dhe varrimi do të bëhet ditën e shtunë.