Balotelli ia bën sefte në Turqi, shënon golin e parë dhe Adana merr fitore

Mario Balotelli gjen golin e parë në kampionatin turk, pasi i hapi udhë fitores së parë sezonale të Adanasporit, që triumfoi me shifrat 3-1 ndaj Rizespor.

Sulmuesi italian, që iu bashkua klubit turk gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës, kishte zhgënjyer me paraqitjet e tij deri tani, ashtu si e gjithë skuadra, ndërsa pak ditë më parë drejtuesit ia besuan pankinën trajnerit italian Vincenzo Montella.

Në sfidën ndaj Rizespor, Balotelli hapi serinë e Golave në minutën e 31-të, duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh, ndërsa më pas ishte Vargas që dyfishoi avantazhin.

Miqtë rihapën takimin, por vetëm për pak minuta, pasi islandezi Bjarnason shënoi edhe golin e tretë për Adanën, duke vulosur suksesin e parë sezonal, që e ngjit përkohësisht në kuotën e 5 pikëve.

Ndeshje spektakolare zhvillohen sot në dy grupet e Ligës së Parë

Plani i madh i Joan Laportës, Barcelona tenton transferimin e tre top lojtarëve në vitin 2022