Balotelli-Henderson, konflikti i penalltisë: Gerrard përkrahë…

Steven Gerrard ka qenë i pranishëm në studion e ITV, për ta analizuar ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Beshiktashit që u zhvillua në kuadër të Evropa Ligës.

Ai deklaroi haptas që penalltinë duhej ta gjuante Jordan Henderson dhe jo Mario Balotelli, transmeton Gazetaolle.com.

“Mendoj që Mario është pak i djallëzuar. Atë penallti duhej ta gjuante Jordan”, është shprehur Gerrard, të cilin sigurisht që Balotelli e ka gëzuar pas realizimit të golit nga pika e bardhë. /Gazeta Olle