Tabloidi britanik “The Guardian” e ka bërë një analizë të edicionit 2014/15 të Premierligës që përfundoi në fundjavë, duke i zgjedhur edhe më të dobëtit.
Në mesin e dështimeve të sezonit, “The Guardian” me theks të veçantë i ka futur dy yjet që erdhën me bujë të madhe në Premierligë, Angel Di Marian dhe Mario Balotellin.
Në aspektin e klubeve, ato që lanë për të dëshiruar sipas kësaj analize ishin Liverpool, Newcastle dhe QPR. /Gazeta Olle