Baloteli: E përplasa makinën dhe shkova në shtëpi me një makinë tjetër

Sulmuesi italian, Mario Baloteli, u përfshi në një aksident të rrezikshëm, mbrëmjen e djeshme, i cili për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.

Edhe pse makina e tij u shkatërrua thuajse plotësisht, Baloteli arriti të dilte pa dëmtime dhe gëzon shëndet të plotë.

Italiani ka folur për aksidentin e shkaktuar në Bresha, teksa në prononcimin e dhënë për “Dilligernews” u shpreh:

“E përplasa makinën dhe shkova në shtëpi me një makinë tjetër. Më duket se krijimi i një rrëmuje për diçka të tillë është pa sens. Mund ta kuptoja nëse përfshiheshin edhe persona të tjerë në aksident, ose nëse dikush lëndohej, por unë thjesht përplasa makinën dhe shkova në shtëpi me një makinë tjetër.  Ka një miliardë probleme dhe e vetmja çështje që shoh në gazeta është aksidenti im. Problem do të ishte nëse nuk do të kisha pasur sigurim gjithëpërfshirës, por falë Zotit e kam. Në vend që të flasin për të gjitha gjërat serioze, flasin për aksidentin tim, e pabesueshme”, përfundoi Baloteli.  

Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur, shënon një ndër golat më të bukur në karrierën e tij

“Davis Cup” fshin videon me këngë nacionaliste të tenistëve serbë