Balo dënohet me 800 funte dhe ndalesë vozitje prej 28 ditësh

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli, është dënuar sot me 800 funte dhe me ndalesë vozitje për 28 ditë, pasi që u kap nga Policia e Anglisë në një shpejtësi të palejuar.

Futbollisti kontrovers duhet ta vuajë këtë dënim për shkak se ishte kapur me Ferrarin e tij, duke ecur me shpejtësi prej 109 kilometra në orë, që ishte e palejuar për atë zonë. /Gazeta Olle