Skuadra kosovare ka disa ditë që po qëndron në Turqi, ku tanimë ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore.
E gjatë qëndrimit në Kayseri, klubi ka krijuar miqësi të ngushtë me skuadrën e këtij qyteti, Kayserispor.
Sot gjatë seancës stërvitore, klubin suharekas e kanë vizituar dy personalitete të larta të këtij qyteti, presidentja e klubit Kayserispor, Berna Gözbaşı dhe kryetari i Komunës, Memduh Büyükkılıç.
Njoftimi i plotë nga klubi:
Të dashur tifozë
Klubi i Ballkanit kishte sot një vizitë shumë të veçantë në Turqi. Presidentja e klubit të Kayserispor, Berna Gözbaşı dhe kryetari i Komunës së Kayserit Memduh Büyükkılıç kanë vizituar klubin tonë në stadiumin ku po kryejmë stërvitjet.
Vizita e dy figurave të njohura turke, është një vlerësim për klubin tonë dhe gjejmë rastin t’i falënderojmë për pritjen e ngrohtë që i kanë rezervuar klubit tonë.
Faleminderit Berna & Memduh! Teşekkürler Berna & Memduh.
Na priftë e mbara Suharekë
/Gazeta Olle/