Ballkani – Zalgiris, publikohen formacionet zyrtare

Ballkani sot nis aventurën e saj në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.

Ballkani do të përballet me kampionin nga Lituania, FK Zalgiris, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Pak para fillimit të ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja ekipeve.

Ilir Daja ka vendosur që të startojë me shumicën e lojtarëve që iu besoi sezonin e shkuar, kur u shpall kampion.

Në portë është Stivi Frashëri, ndërsa në mbrojtje janë Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajtam Jashanica dhe Astrit Thaqi.

Mesfusha do të përbëhet nga Korenica, Emërllahu, Kuc dhe Gripshi. Sulmi i është besuar Ermal Krasniqit dhe Albin Berishës.


Ballkani: 

 

Zalgiris: 

Trepça ‘89 zhvillon nesër miqësore me Prishtinën

Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare Oran 2022 me gjashtë medalje të fituara