Ballkani vazhdon përgatitjet jashtë Kosovës, në vendin me kushtet klimatike shumë të përshtatshme

Skuadra e Ballkanit po vazhdon përgatitjet intensive për sezonin e ri.

Paraditen e sotme, suharekasit kanë zhvilluar stërvitjen e radhës nën kujdesin e trajnerit Bekim Isufi teksa në fushë do të zbresë edhe pasdite, shkruan Gazeta Olle.

Faqja zyrtare e Ballkanit njofton se nesër do të mbajnë seancën e fundit stërvitore në Kosovë dhe të dielën do të lihet pushim teksa ditën e hënë do të udhëtojnë drejt Mavrovës për të nisur fazën përgatitore.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

“Kushtet klimatike në Mavrovë janë shumë të përshtatshme për të kryer fazën përgatitore dhe pikërisht për këtë arsye është zgjedhur kjo pikë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

/Gazeta Olle/

Përkundër përpjekjeve të mëdha, ndeshja Prishtina – Ferencvaros do të zhvillohet pa tifozë

Ulpiana me ‘goditjen’ e madhe në afatin kalimtar, transferon sulmuesin brazilian