Ballkani udhëton drejt Kroacisë për përballjen e nesërme ndaj Dinamo Zagrebit

Ballkani do të zhvilloj ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin kroat Dinamo Zagreb në stadiumin legjendar ‘Maksimir’.

Suharekasit kanë udhëtuar drejt Zagrebit ditën e sotme, ku do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para përballjes me Dinamo Zagrebit.


Dueli mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.

Aktualisht si Dinamo ashtu edhe Ballkani janë në garë për kualifikim pasi kroatët janë në pozitën e dytë me gjashtë pikë, derisa Ballkani në të katërtën me katër pikë. /Gazeta Olle/

Armando Broja refuzon transferimin në Superligën e Turqisë

Kurshumlija dhe Mumini delegohen në Play-off të FIBA EuroCup Women