Ballkani “trazon” tifozët e Astanas, kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit

Tifozët e Astanas kanë kërkuar largimin e trajnerit menjëherë pas barazimit me Ballkanin.

Sipas tyre, Astana nuk e ka merituar as barazimin, pasi Ballkani ishte superior dhe ka mundur ta fitojë ndeshjen, ata kanë vlerësuar paraqitjen e Astanës si poshtëruse.

“Astana po i humb tifozët. Ndeshja me Ballkanin nuk ia ka vlejtur të shikohet. Ne nuk kemi mundur të bëjmë asnjë gjuajtje në portë. Legjionarët të gjithë janë sikur drunj. Ne nuk e merituam fitoren. Të gjithë shkoni në pushime dhe mos u poshtëroni më. Babyan jashtë! Me një paraqitje të tillë poshtëruese, ne ishim me fat që nuk pranuam gol”, thuhet në reagimin e tifozëve të Astanas.

Zyba: Bazuar në lojën dhe rastet kemi merituar pikët e plota

“Goli në finale të Kampionatit Botëror”, Messi dhe Zidane ‘thumbojnë’ Ronaldon