Ballkani thyen të gjitha rekordet, nuk ka më biletat për ndeshjen ndaj Shkupit

Zyrtarisht në ndeshjen e dytë në mes të Ballkanit dhe Shkupit, janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion për këtë takim, duke bërë që sonte në Fadil Vokrri të mbretëroj një atmosferë fantastike.

Para pak minutave, Ballkani në rrjetet sociale ka paralajmëruar se nuk ka më vende të lira, gjithashtu kampionët e elitës së futbollit kosovar kanë kërkuar falje për kapacitetin të cilin e posedon stadiumi në Prishtinë, shkruan Gazeta OLLE.

Jo vetëm Ballkani do të ketë përkrahje madhështore sonte, tifozët e Shkupit, Shvercerat do të jenë prezent në Prishtinë për të ndjekur ndeshjen më të rëndësishme në historinë e klubit shqiptar, të cilët u shpallën kampion në edicionin e kaluar, në futbollin elitar të Maqedonisë së Veriut.

ll

Ndeshja fillon nga ora 20:00, me Ballkanin që ka epërsinë nga ndeshja e parë me rezultat 1-2, dhe transmetohet në kanalin televiziv Kanal10.

/Gazeta OLLE/

Botërori 2023: Ekipi Kombëtar i femrave ka nisur që prej pasdites së djeshme përgatitjet intensive

Përfundon pjesa e parë, Dukagjini në epërsi ndaj Llapit