Ballkani sot mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Ballkanit, e cila sezonin e kaluar bëri historinë duke u shpallur kampion në elitën e futbollit kosovar, për herë të parë në histori të klubit.

Pas suksesit të arritur në futbollin vendor, Xhebrailët si kampion të Kosovës, do të kenë mundësi të luajnë në kualifikimet për UEFA Champions League.

Me fillim nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës do të bëhet dhe hedhja e shortit, ku Ballkani do e mësoj kundërshtarin e parë, shkruan Gazeta OLLE.

Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit janë,  Malmo (Suedi), Bodo Glimt (Norvegji), HJK (Finlandë), The New Saints (Uells), Zalgiris (Lituani).

Skuadra më e vlefshme sipas ‘transfermarkt’ është skuadra e Malmos me 24.5 milionë euro, dhe pritet të jetë kundërshtari më i vështirë nga të gjithë për portokallinjët.

/Gazeta OLLE/

 

Golden State Warriors, një fitore larg titullit kampion në NBA

Kontrata i mbaron në nëntor, trajneri italian rrezikon largimin nga Kombëtarja shqiptare