Ballkani sot luan miqësoren e radhës, në këtë takim do të testohet edhe sistemi VAR

Ballkani po vijon përgatitjet për edicionin e ri.

Pas rikthimit nga Turqia, skuadra e Bekim Isufit ka zhvilluar takim miqësor ndaj KEK-ut ku ka fituar me rezultat të lartë 0-6.

Por sot Ballkanin e pret një tjetër ndeshje miqësore, ku do të përballet me skuadrën nga Liga e Parë, FC Vitia.

Ky takim do të luhet me fillim nga ora 17:30 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Vlen të përmendet se në këtë takim do të testohet edhe sistemi VAR.

/Gazeta Olle/

Betim Halimi flet si portier i ri i Prishtinës: Është privilegj për mua të jem në këtë klub

FIBA European Challenger në Prishtinë me tifozë