Ballkani – Shkupi: Publikohen formacionet zyrtare

Ballkani është nikoqir i Shkupit në ndeshjen e kthimit të ‘Play-Off’-it në Ligën e Konferencës.

Dy skuadrat shqiptare do ta zhvillojnë duelin e tyre më të rëndësishëm në histori, pasi fitorja do të thotë kualifikim në grupet e një gare evropiane që më parë nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Suharekasit kanë përparësinë e terrenit vendas, por edhe të fitores nga ndeshja e parë me rezultat 2-1.

Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica realizuan golat për Ballkanin në ndeshjen e parë, derisa Adetunji ishte realizuesi i vetëm për Shkupin.

Dueli mes dy skuadrave shqiptare zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë që pritet të jetë i stërmbushur.

Tanimë nuk ka mbetur asnjë biletë në shitje për këtë sfidë, derisa një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë nga Shkupi pritet të jenë prezent.

Formacioni zyrtar i Ballkani;

Formacioni zyrtar i Shkupit; Pas pak…

/Gazeta OLLE/

Përfundon ndeshja në Klinë, Dukagjini fiton pikën e parë në kampionat, Llapi barazon në ndeshjen e dytë radhazi

Hidhet shorti në Stamboll, “Grupi i vdekjes” rikthen Lewandovskin në Munich