Ballkani ‘shkatërron’ skuadrën turke, fiton me rezultat tenistik

Ballkani, e ka mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e Ligës së Dytë te Turqisë, Ahmedspor

Portokallinjët e kanë dominuar plotësisht skuadrën turke, duke përmbyllur ndeshjen me rezultat prej 6:0.

Në këtë ndeshje ka shënuar dy golat e parë Albion Rrahmani, apo i njohur ndryshe si “Lewandowski”, ndërsa golin e parë për therandasit e ka arritur edhe Malsor Ajeti.

Kurse, tre konkretizimet tjera i kanë arritur Mevlan Zeka, Blend Baftiu dhe Albin Berisha.

Kjo është ndeshja e dytë miqësore për të besuarit e Bekim Isufit, ku në ndeshjen e parë kanë barazuar ndaj Kayserisporit.

Zyrtare: Granit Begolli emërohet trajner i Vëllaznimit

Goli fantastik i Astrit Selmanit, Hammarby i shmanget humbjes (Video)