Ballkani shënon fitore të thellë në udhëtim te Ferizaj

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës, ndërmjet Ferizaj dhe Ballkanit.

Kampionët e Kosovës kanë shënuar fitore të thellë në udhëtim me rezultat 3-0, shkruan Gazeta Olle.

Ishte kjo humbja e parë për ferizajasit në terrenin e tyre në këtë sezon.

Fillimisht, suharekasit realizuan në pjesën e parë nëpërmjet Albion Rrahmanit (42′).

Në pjesën e dytë portokallinjtë realizuan edhe dy gola të tjerë.

Ishte Leotrim Bekteshi ai që dyfishoi epërsinë (68′), teksa “goditjen” përfundimtare Ferizajt ia dha Meriton Korenica (77′). /Gazeta Olle/

Pesëshja më e mirë dhe MVP i xhiros së dytë në Superligë

Daja: Për ne primare është kampionati, pasi nga kampionati jemi ku jemi