Ballkani shënon fitore të madhe në Shkup, historia pritet të shkruhet në “Fadil Vokrri”

Ballkani është vetëm 90 minuta larg për të shkruar historinë. 

Kampionët e Kosovës kanë shënuar fitore të madhe në udhëtim te skuadra tjetra shqiptare, Shkupi, shkruan Gazeta Olle.

Suharekasit fituan me rezultat 2-1, duke e përmbysur rezultatin në ‘National Arena Toshe Proeski’.

Pjesa e parë përfundoi  baras 1-1.

Ishte Sunday Adetunji që realizoi golin e epërsisë për shkupjanët, në minutën e 19-të.

Reagim i menjëhershëm erdhi nga kampionët e Kosovës, të cilët barazuan pas katër minutave përmes Albion Rrahmanit.

Në pjesën e dytë, Meriton Korenica realizoi një super gol nga distanca, në minutën e 67-të, duke i dhënë fitoren skuadrës kosovare.

Ishte kjo ndeshja e parë e fazës ‘Play-Off’ në Ligën e Konferencës dhe gjithçka do të vendoset javën e ardhshme në “Fadil Vokrri”, por padyshim se ky është hap i madh për Ballkanin drejt këtij kompeticioni. /Gazeta Olle/

E tmerrshme, trajnerit kosovar i futen hajnat dhe e tmerrojnë së bashku me familjen e tij në Shqipëri

Korenica flet pas golit dhe fitores së Ballkanit: Vepruam mençuri dhe triumfuam