Ballkani shënon fitore ndaj skuadrës nga Premier Liga e Ukrainës

Ballkani ka zhvilluar sot edhe miqësoren e tretë në tokën turke, atje ku po zhvillon fazën përgatitore para stinorit pranveror.

Suharekasit kanë shënuar fitore ndaj FC Oleksandriya, me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Meriton Korenica në minutën e 30-të.

Kujtojmë se Oleksandriya garon në Superligën e Ukrainës, dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë.

/Gazeta Olle/

Drita shënon fitore të thellë ndaj ekipit kombëtar të Irakut U23

Prishtina ende pa fitore në Antalya, mposhtet nga skuadra polake