Ballkani reagon pasi morën një tjetër tre pikësh në tavolinë: Historia po shkruhet

Ballkani ka fituar një tjetër ndeshje në tavolinë, e dyta këtë edicion.

Suharekasit fillimisht morën tri pikë në tavolinë pas ndeshjes me Gjilanin kur dy tifozë vendas u futën në fushë dhe sulmuan portierin mysafirë Stivi Frashëri.

Ndërkohë tani suharekasit kanë marrë tri pikët në tavolinë pas skandalit nga ndeshja Ulpiana – Ballkani, ku vendasit me apo pa qëllim bën një gabim.

Lipjanasit me apo pa dashje kishin inkuadruar në lojë futbollistin Ardit Arifi i cili nuk ishte në protokollin zyrtar në vend të Fabrice Boudegas.

Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.19 i shënuar në protokoll ka qenë Fabrice Boudega me numër të ID – 01951M98, i cili nuk është aktivizuar në lojë, por në lojë është aktivizuar lojtari me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i K.F. “Ulpiana 1926”, ka qene i palejuar dhe i kundërligjshëm dhe aty ku ka kundërligjshmëri rezultati është nul, prandaj

Pas një fitore tjetër në tavolinë, Ballkani ka reaguar duke publikuar një postim të vendimit, derisa në fund kanë paralajmëruar për festën se historia e tyre po shkruhet.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i KF Ballkanit:

𝗡𝗷𝗼𝗳𝘁𝗶𝗺 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿: Marrim 3 pikë në ndeshjen kundër 𝗞𝗙 𝗨𝗹𝗽𝗶𝗮𝗻𝗲̈𝘀.
Komisioni i Garave i FFK-së, në seancën e vetë të mbajtur me datë 26.04.2022, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 30-të, si dhe të ankesës së ushtruar nga klubi ynë, lidhur me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga Klubi i Futbollit “ Ulpiana 1926”, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent, Konform Nenit 71 të Regullores së Garave, me datë 26.04.2022 mori këtë vendim :
Miratohet si e bazuar – ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.
Na priftë e mbara Suharekë🧡🖤

Laurent Marmullaku, talenti i radhës që i bashkohet Kosovës

Vetëm tri skuadra në gjysmëfinale, njëra shkon direkt në finale