Ballkani – Prishtina, mësohet data kur do të zhvillohet dueli i mbetur i xhiros së 14-të ?

Komision i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja e shtyrë e xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll mes FC Ballkanit dhe FC Prishtinës të luhet më 2 dhjetor, mëson Shqip.com.

Kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohet më 30 tetor në stadiumin e qytetit në Suharekë, mirëpo është shtyrë pas kërkesës së Ballkanit për shkak të orarit të ngarkuar me takimet në Ligën e Konferencës ndaj Slavia Pragës dhe Cluj.

Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll është paraparë që të përfundoi më 19 nëntor për shkak se Kampionati Botëror nis më 20 nëntor dhe zhvillimi i kësaj sfide dy javës pas përfundimit të vjeshtës është i pazakontë.

Shqip.com ka provuar që të bisedojë për çështjen në fjalë me kryetarin e Komisionit të Garave, Avdyl Bellopojën, mirëpo ai nuk u lajmërua në telefon.

Ballkani dhe Prishtina edhe në këtë edicion po “luftojnë” për titullin kampion.

Skuadra nga Suhareka ndodhet e dyta në renditje me 26 pikë të tubuara, kurse Prishtina renditet e treta me 22 sosh.

Reja publikon listën për miqësoren me Katarin, ftohet përsëri portieri i Drenicës

Nora Gjakova vetëm një fitore larg medaljes së bronztë