Ballkani prezanton nënshkrimin më të ri, 18-vjeçari përforcon mesfushën e kampionit

Arjol Bllaca është transferimi më i ri i Ballkanit.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka fituar shërbimet e mesfushorit të talentuar Arjol Bllaca i cili vije nga 2 Korriku.

18-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me kampionin në fuqi të Kosovës.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Tifozë të dashur,

Kemi kënaqësinë ta prezantojmë para jush mesfushorin e ri, Arjol Bllaca, i cili është bashkuar me skuadrën kampione.

18 vjeçari erdhi tek ne nga ekipi i 2 Korrikut, teksa është prej talentëve më premtues të futbollit kosovar.

Klubi ka lidhur kontratë 5 vjeçare me Arjolin (deri më 2028), derisa lojtarit i uron shumë suksese drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta. /Gazeta Olle/

Dy gola në dy ndeshje dhe gjashtë pikë të siguruara, një mbrojtës po e udhëheq Ferizajn drejt rikthimit në Superligë

Vazhdojnë përgatitjet e Kombëtares U-21/ Dëmtohet Pajaziti, Asani dhe Rexhepi bashkohen me ekipin