Ballkani pret Malishevën, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual i Kosovës është nikoqir i Malishevës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen nga tri fitore radhazi në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të qëndruar në hap me liderin, Dritën, që ka përveç kësaj edhe dy ndeshje tjera më shumë të zhvilluara.

Në anën tjetër, mysafirët kanë një barazim pas tri humbjeve radhazi dhe shpresojnë të bëjnë befasi me një rezultat pozitiv në këtë udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

BallkaniFrashëri; Dellova, Jashanica, As.Thaqi; Ar, Thaqi, Emerllahu, Zyba, Potoku; Korenica, Rrahmani, Krasniqi; 

Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Maliqi, Gavazaj; Rapuca, Mustafa, Hazrollaj; Tolaj

Ferizaj pret Gjilanin, formacionet zyrtare

Hidhet shorti për kualifikimet e ‘Euro 2024’, Kosova dhe Shqipëria me fat mësojnë grupet