Ballkani po luan për mrekulli, i mbyll në epërsi minimale 45 minutat e para ndaj Sivasspor

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ mes Ballkanit dhe Sivasspor.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur të krijojë epërsi 1-0 në 45 minutat e para.

Ishte minuta e 36-të e ndeshjes, kur suharekasit kanë gjetur golin e parë në këtë sfidë.

Meriton Korenica asistoi bukur te Armend Thaqi me kapitenin e kampionëve të Kosovës që realizoi një gol fantastik për ta kaluar Ballkanin në epërsi.

Vendasit kanë krijuar shumë më shumë në këtë duel, ku raste të mira patën edhe Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Meriton Korenica e Lumbardh Dellova, por që portieri mysafirë bënte pritje të mrekullueshme.

Gjithsesi Ballkani shkon në pushim prej 15 minutave me epërsi të merituar. /Gazeta Olle/ 

Thaqi shënon, Ballkani në epërsi ndaj Sivasspor

Ballkani i pafat, përmbyset nga Sivasspori