Ballkani pëson humbje të thellë, përfundon aventura europiane

Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3-0 në udhëtim te Dinamo Zagrebi në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, duke përfunduar kështu rrugëtimi për kampionin në fuqi të Kosovës.

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke krijuar një dominim të lehtë, por që gjërat ndryshuan shpejtë.

Ballkani filloi dalëngadalë të bënte lojën e vetë, ndërsa Edvin Kuç lëshoi një rast të artë shënimi në minutën e 16-të.

Në minutën e 31-të, Ilir Daja u detyrua të bënte zëvendësim, pasi Nazmi Gripshi pësoi lëndim dhe në vend të tij u fut Marsel Ismailgeci.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, ndërsa pjesa e dytë ishte një shpërqëndrim total për skuadrën nga Suhareka.

Goli i parë i Dinamos erdhi në minutën e 69-të, kur Dino Peric u asistua nga Misic.

Dy minuta më vonë, Bruno Petkoviç realizoi për 2-0, gjersa Peric ishte asistuesi.

Në minutën e 77-të, Lumbardh Dellova shkaktoi penallti, ndërsa Petkoviç ia doli të shënonte ndaj Enea Koliçit për 3-0.

Ballkani e mbylli këtë rrugëtim në Ligën e Konferencës me katër pikë në Grupin C, derisa Viktoria Plzeni si lider me 18-të, Dinamo Zagrebi me nëntë dhe Astana po ashtu me katër sosh. /Gazeta Olle/

Standings provided by Sofascore

LIVE: Dinamo Zagreb – Ballkani

Thaqi: Të pranosh tri gola brenda pak minutave është e papranueshme për një ekip si Ballkani