Ballkani pëson humbje minimale nga Plzen

Ballkani e ka filluar edicionin e dytë të Ligës së Konferencës si mysafir i Viktoria Plzen nga të cilët pësuan me rezultat 1-0.

Pjesa e parë u përshkrua me duele të forta dhe një Ballkan që nuk lëshon asnjë centimetër.

Vendasit kishin më shumë nga loja me top, ndërsa Ballkani ishte më i mirë ën kundërsulme, ku ka mundur lehtë edhe të shënonte.

Në dy kundërsulme Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha u vonuan që të godisnin portën.

Vendasit kishin një gjuajtje nga distanca, por Enea Koliqi ishte në vend.

Edhe fillimi i pjesës së dytë i takoi çekëve që kërkonin golin e epërsisë, ndërsa lojtarët e Ballkanit mbroheshin në mënyrën më të mirë.

Goli i epërsisë për Plzen erdhi në minutën e 73-të, kur Lukas Kalvach goditi nga distanca, ku gjuajtja e tij u devijua nga Lumbardh Dellova, për të shkuar në shtyllë pastaj në portë.

Ballkani filloi të luajë pasi pranoi gol, duke krijuar dy raste shumë të mira.

Fillimisht në minutën e 83-të kur Nazmi Gripshi gjuajti bukur, por topi shkoi pak mbi portë.

Pas tre minutash mundësi të mirë krijoi edhe Qëndrim Zyba, por edhe gjuajtja e këtij të fundit shkoi jashtë.

Deri në fund Ballkani nuk ia arriti të barazojë dhe u desh të pajtohej me humbjen.

Viktoria Plzen dhe Dinamo Zagreb kanë nga tri pikë pas xhiros së parë, ndërsa Ballkani dhe Astana janë pa pikë.

Kombëtarja e Kosovës grumbullohet në Plovdiv për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve

Plzen – Ballkani, notat e lojtarëve: Kuc dhe Zyba më të mirët te kampioni i Kosovës