Ballkani përfundon fazën përgatitore në Turqi, rikthehet në Kosovë

Ballkani ka përfunduar fazën përgatitore dy javore në Antalya të Turqisë.

Kampioni në fuqi i Kosovës gjatë qëndrimit në Turqi ka zhvilluar edhe tre miqësore ku ka marrë tre fitore.

Ndërkohë atje u zhvillua edhe finalja e Superkupës së Kosovës, të cilën të besuarit e Ilir Dajës e fituan 1-0 ndaj Llapit.

Tanimë kampioni në fuqi kosovar është rikthyer në vendin tonë ku do të vazhdoj me përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Ditën e sotme e përfunduam fazën përgatitore në Antalya të Turqisë e cila zgjati gjithsej 14 ditë.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja përveç stërvitjeve zhvilloi 3 ndeshje miqësore që u mbyllën me fitore nga portokall e zinjët, e po ashtu gjatë kësaj faze u mbajt edhe ndeshja e Superkupës së Kosovës 2021/2022 të cilën e fituam.

Ne do të udhëtojmë për Kosovë sot dhe jemi të gatshëm për synimin e stinorit pranveror, të mbrojmë titullin kampion.

Na priftë e mbara Suharekë /Gazeta Olle/

Trajneri fajson Ronaldon për eliminimin e Al-Nassr

Prishtina mposht skuadrën bullgare, në ndeshjen ku shënoi edhe portieri Ardit Nika (Video)