Ballkani do ta pres Feronikelin 71 në Suharekë në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Superligën e Kosovës.
Kampioni e nisi sezonin me një fitore ndaj Lirisë në udhëtim, ndërsa drenicasit luajnë ndeshjen e dytë si mysafir, pasi humbën nga Prishtina javë më parë.
Te Feronikeli 74 mungon Behar Maliqi, i cili mori karton të kuq në ndeshjen e parë.
Ilir Daja ka pushuar pesë titullar, ndërsa luan me emra si Albin Berisha, Bleart Tolaj, Ramush Ramadani dhe Marc Olivier.
Në anën tjetër Xhengis Rexhepi luan me emra si Alban Shillova dhe Fiton Hajdari.
Ballkani: Koliçi, Jashanica, Potoku, Halili, Limaj, Berisha, Zyba, Oilivier, Trashi, Ramadani, Tolaj.
Feronikeli ’74: Bujupi, Lladrovci, Musa, Haxhaj, Millaku, Hajdari, Shillova, Berisha, Shabani, Rrahmani, Bardhoku.