Ballkani paralajmëron rikthimin bombastik të Meriton Korenicës

Ballkani përmes një video të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook ka zyrtarizuar rikthimin e Meriton Korenicës në klub.

Në shtator të vitit të kaluar, Korenica e kompletoi transferimin në Turqi tek Manisa pas një aventure trevjeçare me Ballkanin.

27-vjeçari në fakt e nisi mjaft mirë aventurën e tij tek Manisa duke u adaptuar shpejtë me stilin e lojës së ekipit turk dhe duke zënë një vend në formacionin e trajnerit.

Ky rikthim i Korenicës është një lajm shumë i mirë për tifozët e klubit të Ballkanit, sidomos duke marrë parasysh garën e ngushtë për titull me Dritën.

Gjatë periudhës së parë si lojtar i Ballkanit, Korenica kishte dëshmuar një formë mjaft të lartë andaj edhe transferimi i tij në Evropë u bë realitet.

Në 122 ndeshje të luajtura me Ballkanin, Korenica ka shënuar 23 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.

Kosova luan ndeshje miqësore me Hungarinë në mars

Jo vetëm Korenicën, Ballkani transferon edhe brazilianin Denisson