Ballkani nuk fiton prej pesë ndeshjeve, Ardian Llumnica me një status epik

Ballkani nuk di për fitore që nga 6 dhjetori, kur për herë të fundit ka mposhtur me vështirësi Drenicën në Kupën e Kosovës 0-2.

Që nga ajo ndeshje suharekasit kanë zhvilluar pesë duele mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës, duke humbur në tre prej tyre dhe duke barazuar në dy të tjera.

Barazimi i sotëm me Gjilanin, ka bërë që Ballkani tani të ketë vetëm gjashtë pikë nga ndjekësit Llapi dhe Drita dhe realisht është hapur gara për titullin e kampionit.

Një nga analistët më të mirë në vend dhe trajneri Ardian Llumnica ka bërë një status epik për këtë krizë të suharekasve.

“Dajës ju kanë lodhur meshqit”, ka shkruar Llumnica duke aluduar në lodhjen e futbollistëve të suharekasve pasi edhe vet trajneri Daja është ankuar në orarin e ngjeshur dhe lodhjen e futbollistëve të tij. /Gazeta Olle/

Daja: Barazimi ishte rezultat i drejtë, kemi mbyllur një kampionat më mirë se vitin e kaluar

Chelsea nuk po arrin te fitorja, pëson në udhëtim ndaj Wolvesit