Ballkani nuk e deshti, Bekim Rexhepi huazohet në një skuadër tjetër

Bekim Rexhepi ka përfunduar tek Skënderbeu.

Portieri 24 vjeçar i Shkëndijes e nisi vitin tek Ballkani, por që suharekasit vendosën të mos e mbajnë në skuadër, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, Shkëndija ishte e bindur për ta larguar portierin në formë huazimi, në mënyrë që ai të fitojë përvojë.

Rexhepi do të luaj tek ish-kampionët e shumfishtë shqiptar deri në fund të këtij sezoni.

Përveç tij, nga Shkëndija tek Skënderbeu në këtë afat kalimtar është huazuar edhe mbrojtësi i ri kosovar, Leart Sadriu./GazetaOlle/