Ballkani nuk dorëzohet në luftë për titull, me rezultat të pastër fiton ndaj Feronikelit

Me dy ndeshje shumë interesante u mbyll java e 29-të në Superligë.

Fitore si mysafir ka realizuar Ballkani, që në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas e ka mposhtur Feronikelin, me rezultat 2:0, shkruan Gazeta Olle.

Ermal Krasniqi shënoi golin e parë në minutën e 35-të, derisa golin e dytë e realizoi Mirlind Daku nga penalltia në minutën e 76-të.

Drita kryeson renditjen me 64 pikë, tri më shumë se Ballkani që është i dyti dhe katër më shumë se Prishtina që zë vendin e tretë./Gazeta Olle/