Ballkani njofton se kush do ta udhëheq skuadrën në tri xhirot e fundit

Pas humbjes shokuese nga Arbëria, Ballkani njoftoi se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi. 

Sot, klubi nga Suhareka njoftoi se kush do ta udhëheq skuadrën në tri xhirot e mbetura të Superligës, shkruan Gazeta Olle.

Ardian Basha, ndihmëstrajneri i deritashëm, do të jetë timonieri i skuadrës, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Edon Gashi, i cili është trajner i juniorëve në klubin e Ballkanit.

Ballkani të dielën zhvillon ndeshjen ndaj kampionit aktual, Dritës, në Gjilan. Përballja do të jetë e vështirë, me të dyja skuadrat që po mundohen ta sigurojnë së paku vendin e dytë dhe daljen në Evropë.

/Gazeta Olle/