Marsel Ismajlgeci është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i kampionit në fuqi FC Ballkani.
23 vjeçari,i cili luan si anësor i majtë ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit në të cilën bëri dhjetë paraqitje.
Ismajlgeci me klubin boshnjak tanimë ka zyrtarizuar huazimin e tij në Suharekë.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.
Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit.
23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.
Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.