Ballkani në ndjekje të rekordit të Prishtinës, mund të bëhet kampioni më dominues në histori

Festa e lojtarëve të Ballkanit (Foto: KF Ballkani/FB)

Pas 34 xhirove kampionat në BKT Superligë, Ballkani veçse ka siguruar titullin kampion dhe mbanë distancë prej plotë 11 pikëve me vendin e dytë në renditje Gjilanin.

Skuadra portokalli nga Theranda megjithatë përveç titullit kampion nëse fiton dy ndeshjet e ardhshme mund të futet në histori edhe si skuadra që është bërë kampion me distancën më të madhe të pikëve ndaj vendit të dytë në renditje.

Rekordin e distancës më të madhe të pikëve ndaj vendit të dytë si kampion e mbanë Prishtina, e cila në sezonin 2012/13 fitonte titullin me 15 pikë më shumë se Trepça ’89 që ishte e dyta në tabelë.

Ballkani do e thyente këtë rekord nëse vet i fiton të dyja ndeshjet e fundit ndaj Drenicës dhe Gjilanit kurse i nevoitet që këta të fundit të mos marrin tre pikë të plota as në ndeshjen e këtij vikendi ndaj Malishevës.
.

Skuadrat që e kanë fituar titullin me 10 ose më shumë pikë dallim se sa vendi i dytë në renditje:

2012/13: Prishtina, +15 pikë ndaj Trepçës ’89
2001/02: Besiana, +11 pikë ndaj Trepçës ’89
2015/16: Feronikeli, +10 pikë ndaj Hajvalisë
1999/00: Prishtina, +10 pikë ndaj Dritës/ Arbon Flugaj

Ferizaj mposht Vushtrrinë, kalon në finale

Liverpooli mposht Chelsean pas ekzekutimit të penalltive dhe fiton Kupën FA