Ballkani ndan rrugët me sulmuesin holandez

Kampioni i futbollit kosovar, FC Ballkani ka ndarë rrugët me anësorin Dilivio Hoffman, shkruan AlbanianNews.net

Futbollisti holandez iu kishte bashkuar therandasve gjatë afatit kalimtar të dimrit, por nuk i dha pritshmërit. Hoffman, te Ballkani erdhi nga skuadra e kategorisë së tretë të Holandës, SV TEC, në kohën kur në krye të skuadrës erdhi trajneri Ilir Daja.

Megjithatë sjellja jo korrekte në një moment i kushtoi shumë lojtarit. Ai kishte udhëtuar drejt Holandës gjatë kampionatit pa pajtimin e trajnerit. Tanimë dihet dora e hekurt e trajnerit Daja, i cili në radhë të parë e mbanë disiplinën.

Megjithatë Hoffman u rikthye në skuadër por nuk ia doli të lë gjurmë.

Klubi i Ballkanit së fundi sikur ka gjetur lojtarët startues dhe duke e parë këtë gjendje lojtari dhe klubi ndërprenë bashkëpunimin.

Berisha shënon super gol për ta shpëtuar Fenerbahcen nga humbja

Shkupi kërkon përmbysjen e madhe ndaj Shamrockit