Ballkani mposhtet nga FC Larne në Prishtinë

Ballkani pëson humbje në ndeshjen e parë në Prishtinë, ku mysafirët shënuan në minutën e 89-të nga një goditje e lirë, e cila shkaktoi tollovi dhe shënoi Donnelly për t’i dhënë fitoren.

Suharekasit e nisën mirë ndeshjen me disa raste të mira në pjesën e parë, por nuk arritën t’i konkretizojnë.

Hamidi ishte shumë afër golit pasi doli përballë portierit, por bëri një goditje të dobët në minutën e 14-të.

Megjithatë, ky nuk ishte rreziku i vetëm nga Ballkani.

Në minutën e 32-të, Karrica pati një goditje brenda zonës, e cila shkoi drejt mbrojtësit, por portieri ishte në vendin e duhur dhe arriti ta priste këtë goditje.

Gjithashtu, Halili u largua nga loja në minutën e 21-të për shkak të një lëndimi dhe në vend të tij u fut Smajli.

Me fillim të pjesës së dytë, ekipi i Ilir Dajës u përpoq të tregonte më shumë agresivitet.

Në një tollovi në minutën e 54-të, e cila ndodhi në zonën e rrezikshme pranë portës së FC Larne, goditjen e Almir Kryeziut e mbrojti me këmbë Ferguson.

Në minutën e 59-të, skuadra nga Irlanda e Veriut tregoi rrezik, ku nga një krosim goditën shtyllën, duke krijuar një moment të rrezikshëm për Suharekasit.

Hamidi, edhe në pjesën e dytë, ishte në formë me një goditje me këmbën e majtë që ishte shumë afër golit, por fati nuk deshi që topi të përfundonte në rrjetë.

Në fund, për t’i dhënë fitoren Larnes, u përkujdes Donnelly, duke e relaksuar kështu ekipin e tij për ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 15 gusht në Inver Park të Irlandës së Veriut.

Pjesa e parë përfundon pa gola në Prishtinë

Zyrtare: Riola Xhemaili transferohet te PSV