Ballkani mposht Tiranën në një ndeshje miqësore, shënojnë tre sulmuesit

Ballkani ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore gjatë fazës përgatitore në Ohër.

Skuadra kampione e Kosovës ka mposhtur Tiranën me rezultat 3-1.

Në këtë duel trajneri Ilir Daja iu ka dhënë hapësira të gjithë futbollistëve, teksa golat u shënuan nga Veton Tusha, Albion Rrahmani dhe Albin Berisha.

Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore e Ballkanit, teksa ditë më parë luajtën baras 2-2 ndaj Strugës. /Gazeta Olle/ 

Më në fund arrihet marrëveshja mes klubeve, Mason Mount lojtar i ri i Man Utd

Arsenali bën tjetër goditje të madhe, siguron shërbimet e Jurrien Timber