Ballkani mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës

Ballkani do të luaj në rrethin e parë të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës në këtë raund do të përballet me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets.

UEFA tanimë ka hedhur shortin edhe për rrethin e dytë, si të Ligës së Kampionëve ashtu edhe për Ligën e Konferencës.

Nëse Ballkani mposhtë Ludogoretsin, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e duelit Olimpija Ljubjana – Valmiera.

Në rast se mposhtet nga Ludogorets, Ballkani vazhdon garat në Ligën e Konferencës ku do të takohet me humbësin e ndeshjes Helsinki – Larne.

Drita përballë Viktoria Plzen, Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës

Liria prezanton trajnerin, turku Nedim Yigit merr drejtimin e skuadrës