Ballkani merr fitore në tavolinë, Drita mban rekordin e 29 ndeshjeve pa humbje

Drita FC në sezonën 2017-18 arriti të shpallet kampion për herë të dytë në histori të klubit.

Bardhekaltërit mbyllën sezonën me 29-të ndeshje pa humbje, duke thyer rekordin e Besës së Pejës e cila e mbante rekordin me 22 ndeshje pa humbje.

SC Gjilani nuk arriti të thyente rekordin e Dritës, pas vendimit të Komisionit të Garave, ndeshja e të dielës në mes të Gjilanit dhe Ballkanit u regjistrua me rezultatin zyrtar 0-3, duke bërë që kuqebardhët të jenë vetëm 22 ndeshje pa humbje gjatë sezonës 2021-22.

Lajmi i fundit:Ballkani fiton pikët në tavolinë ndaj SC Gjilanit

SC Gjilani ka paralajmëruar se do të parashtrojë ankesë ndaj vendimit të Komisionit të Garave.

Gjilani pritet të parashtrojë ankesë ndaj vendimit të KE-së

 

Gjilani do të parashtrojë ankesë për fitoren në tavolinë të Ballkanit

Resuli ka besim te grupi: Shqipëria mund të synojë kualifikimin