Ballkani merr fitore në ndeshjen e tretë në tokën turke

Ballkani ka shënuar një tjetër fitore në Turqi.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka marrë edhe fitoren e dytë nga tri ndeshje miqësore sa zhvilloi në Turqi.

Portkollainjtë kanë triumfuar me rezultat 1-3 ndaj skuadrës Kirsehir Belediyespor.

Pjesa e parë u mbyll 0-2 derisa në fund rezultati ishte 1-3 në të mirë të ekipit kosovar.

Blend Baftiu me një gol dhe Ermal Krasniqi me dy gola të tjerë realizuan për Ballkanin.

/Gazeta Olle/

Skuadra nga La Liga e pëlqen Muriqin, kjo është kërkesa e Lazios

Gjilani fiton me rezultat të thellë ndaj KEK-ut